“Fronti Nacional” i kandidates franceze për presidencën, Marine Le Pen, mund të ketë përvetësuar 5 milionë euro nga Parlamenti europian.
Shuma e bërë publike nga burime të Bashkimit Europian është dyfish më e lartë sesa ajo që u përmend në vlerësimet paraprake.
Parlamenti Europian dyshon se paratë janë shfrytëzuar për të paguar asistentë të “Frontit Nacional”, të cilet merreshin ekskluzivisht me punë të partisë e jo të Parlamentit Europian.
Pretendimet, që mohohen nga e djathta ekstreme franceze, po shqyrtohen tani nga hetuesit francezë. E megjithatë, kandidatja për presidencën refuzon të japë llogari lidhur me çështjen në vendin e saj, duke përmendur imunitetin si europarlamentare.
Për Le Pen, akuzat s’janë gjë tjetër veçse një hakmarrje e motivuar politikisht. Parlamenti Europian po mban gjysmën e pagës dhe shpenzimeve të politikanes populiste, e angazhuar tashmë në fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, balotazhin e 7 majit.
Rivali i saj, liberali i qendrës Emmanuel Macron e ka tejkaluar në sondazhe. Megjithatë, çështja nuk pritet të ketë ndonjë ndikim në votimin e 7 majit, pasi shumë prej mbështetësve të “Frontit Nacional” janë skeptikë ndaj BE-së.
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...