Boris Johnsoni i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, duke i dhënë partisë së tij një mandat të qartë për Brexit-in në muajin e ardhshëm.
Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Konservatore ka arritur të sigurojë 368 vende në Parlament, ndërsa Laburistët e Jeremy Corbyn kanë siguruar 203 vende.
Johnson tha se partia e tij ka siguruar mandat të fuqishëm për të përfunduar Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
“Jo vetëm kaq, por edhe ta bashkojmë vendin dhe ta çojmë përpara. Mendoj se këto janë zgjedhje historike që na japin mundësinë të respektojmë vullnetin e qytetarëve, ta ndryshojmë këtë vend për më mirë dhe të hapim potencialin e të gjithë qytetarëve të tij“, citohet të ketë thënë Johnson.
Ai tha gjithashtu se do të udhëheqë një “qeveri të një kombi” për të gjithë njerëzit.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Johnson i falënderoi qytetarët britanikë dhe iu tha se do të jetojnë në demokracinë më të madhe në botë
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...