Udhëheqja 12-vjeçare e Benjamin Netanjahut si kryeministër i Izraelit, më e gjata në historinë e vendit, mund të marrë fund të dielën nëse parlamenti voton për një qeveri të re, siç është planifikuar.
Koha e votimit u njoftua të martën nga kryetari i parlamentit dhe aleati i zotit Netanjahu, Yariv Levin, një ditë pasi kishte pranuar se ishte formuar një koalicion i krahut të djathtë dhe të majtë, partive të qendrës dhe arabe.
Tetë parti bëjnë pjesë në aleancën e brishtë, me një shumicë të lehtë në Knessetin (legjislaturën) me 120 anëtarë. Koalicioni duket se mbetet i palëkundur pavarësisht një fushate agresive nga pasuesit e zotit Netanjahu, përfshirë kërcënime me vdekje dhe protesta jashtë shtëpive të ligjvënësve.
Drejtuesit e koalicionit, Yair Lapid dhe Naftali Bennett, një politikan ultranacionalist, po përpiqen të largojnë nga posti zotin Netanjahu. Por ata fillimisht duhet që t’i mbijetojnë votës në parlament të dielën, menjëherë pas së cilës do të bëjnë betimin.
Sipas marrëveshjes, zoti Bennett do të shërbente si kryeministër për dy vjet, pasuar për dy vite nga centristi Lapid.
Ndryshimi në pushtet vjen pas disa javë përplasjesh mes protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite në Jeruzalem që shkaktuan shpërthime dhune etnike në qytetet e Izraelit dhe një lufte 11-ditore në Rripin e Gazës./voa/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...