Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë në të cilën bën thirrje për një strategji më të fortë të BE ndaj ndikimit rus. PE e quan Rusinë burim kryesor të dezinformimit në Evropë, ndaj edhe kërkon një strategji më të ashpër për të ndaluar përpjekjet për ndërhyrje.
Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në 2016, përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet që mbahen në vende të tjera janë kthyer në një shqetësim kryesor. BE iu desh një vit e gjysmë përgatitje për të mbrojtur zgjedhjet e veta.
Ligjvënësit e BE përgatitën një rezolutë për ndërhyrjet në fushatat elektorale të vendeve të huaja dhe për dezinformimin, me 469 deputetë që votuan pro saj, 143 kundër dhe 47 abstenime.
Parlamenti i BE thekson në rezolutë se vazhdimisht dalin në dritë dëshmi që tregojnë për ndërhyrje në të gjitha zgjedhjet kombëtare dhe europiane, “shpesh me tregues që flasin për ndikim të huaj”. Parlamentarët vënë theksin në rezolutë tek, rrezikshmëria e lartë e natyrës që ka propaganda ruse”.
Prandaj, ata i kërkuan Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE që të përgatisë një strategji më efektive për t’iu përgjigjur dizinformimit rus “në mënyrë më të shpejtë dhe më të ashpër”.
Parlamenti i BE-së është i shqetësuar për ndërhyrjet jo vetëm në BE, por edhe në vendet fqinjë. Në rezolutë dënohen “aksionet agresive në rritje” nga vende të treta, aksione që kërkojnë të dëmtojnë demokracinë dhe sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve partnere lindore. /Top Channel
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...