Qindra qytetarë kanë mbushur rrugët e Parisit kundër planit të masave të Presidentit Emmanuel Macron për të kërkuar një çertifikatë vaksine COVID-19 ose test negativ PCR për të fituar hyrjen në bare, restorante dhe kinema duke nisur nga muaji Gusht.
Macron këtë javë njoftoi masa më të ashpra për të luftuar një rritje të shpejtë të infeksioneve të reja të koronavirusit, duke përfshirë vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë dhe personave që punojnë në shtëpitë e të moshuarve.
Sipas qytetarëve me këtë plan masash cenohen të drejtat themelore të njeriut, ata akuzojnë Presidentin për diskriminim ndaj atyre që nuk duan të vaksinohen ndaj COVID-19.
Ndaj kjo ishte përgjigjia e parë e francezëve, flakë e tymë në rrugët e kryeqytetit.
Policia hodhi gaz lotësjellës në disa raste ndërsa turmat e protestuesve përmbysnin koshat e plehrave.
Kishte protesta në qytete të tjera përfshirë Nantes, Marsejë dhe Montpellier./Detoque/

Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë