Shumë lagje në kryeqytetin e Francës, Paris, janë në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BFMTV të cilin e bazon tek “Enedis”, institucioni përgjegjës për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e linjave elektrike, shumë rrugë në zonat 1, 3, 4 dhe 5 të Parisit u prekën nga ndërprerja e energjisë elektrike rreth 23:00 sipas kohës lokale dhe se zona qendrore e Parisit mbeti në errësirë.
Kryetari i Bashkisë qendrore të Parisit, Ariel Weil në një postim nga llogaria e tij në Twitter në orën 22:42 tha se në zonat 4 dhe 5 të Parisit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas lajmit të transmetuesit publik “Franceinfo”, zjarrfikësit e Parisit konfirmuan se qytetarët kontaktuan me ta për shkak të ndërprerjeve të energjisë në 4 zona dhe se kjo duket se ka lidhje me një defekt në transformatorin e “Enedis”. Zjarrfikësit e Parisit thanë se situata po rregullohet.
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...
Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin, nuk mund të hy...
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...