Ndërsa Izraeli vijon i vendosur ofensivën e vetë në Gaza, Papa Françesku ka bërë thirrje në emër të zotit për ndalimin e luftës dhe sigurimin e kanaleve për ndihma humanitare dhe shëndetësore.
Gjatë lutjes të së dielës, Papa theksoi se situata është shumë e rëndë, ndaj nevojitet urgjentisht ndalimi i konfliktit, lirimi i pengjeve të marra nga Hamasi dhe garantimi i jetës së fëmijëve të prekur nga lufta që sipas tij duhet të kthehen tek familjet e tyre.
Kreu i Vatikanit ka mbështetur propozimin për krijimin e dy shteteve si zgjidhje përfundimtare për konfliktin e vjetër që ekziston mes izraelitëve dhe palestinezëve./tvklan
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...