Papa Leon XIV, i sapozgjedhur në fronin e Shën Pjetrit, realizoi sot udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë Romës, duke dërguar një sinjal të qartë për vijimin e trashëgimisë shpirtërore të paraardhësit të tij, Papa Françesku, si dhe për përkushtimin ndaj sfidave të kohës moderne.
Udhëtimi përfshiu një ndalesë simbolike në Shën Mërinë e Mirëbesimit në Genazzano, një vend i shenjtë i lidhur ngushtë me Urdhrin e Shën Augustinit, pjesë e të cilit është edhe vetë Papa.
Ai u lut për udhëzim në fillimet e papatit të tij dhe përshëndeti besimtarët që kishin ardhur për ta takuar.
Në kthim, ndaloi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për të nderuar varrin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill. Me një lule të bardhë në dorë dhe një lutje të heshtur, Papa Leon XIV tregoi vazhdimësinë shpirtërore me paraardhësin e tij.
Gjatë audiencës së tij të parë me kardinalët, Papa Leon XIV theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave të nisura nga Papa Françesku, përfshirë dialogun ndërfetar dhe drejtësinë sociale. Një nga theksimet më të forta ishte paralajmërimi për sfidat etike që sjell inteligjenca artificiale, duke e cilësuar atë si një nga provat më të mëdha për njerëzimin në dekadat e ardhshme.
Ndërkohë, Princi Edward do të përfaqësojë Mbretin Charles në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Papa Leon XIV, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme në Vatikan./tch
Me këto katër shenja të horoskopit do ta keni vështirë: Mbre...
Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e ins...
Rizvanolli: Bizneset s’u përgatitën për liberalizim të energ...
Krasniqi i kërkoi 19 votat e LDK-së për ta bërë shumicën, Mu...
Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë
Ledri Vula dhe Era Istrefi rikthehen me bashkëpunim të ri – ...