Papa Leo ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim në Ukrainë, të paktën gjatë ditës së Krishtlindjes.
Duke folur përpara gazetarëve, Ati i Shenjtë theksoi se “E përsëris apelin tim për të gjithë njerëzit vullnetmirë: që të kremtohet një ditë paqeje, të paktën në ditën kur lindi Shpëtimtari. Që të jetë një ditë paqeje në të gjithë botën.”
Papa shprehu trishtimin e tij të thellë që, sipas tij, “Rusia, me sa duket, në ditët e fundit nuk e ka pranuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje.”
Papa u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt, si dhe “të gjithë njerëzve me vullnet të mirë”, që të ndalojnë luftimet të paktën për festën e Krishtlindjes.
“Ju kërkoj edhe një herë të festoni ditëlindjen e Shpëtimtarit si një ditë paqeje. Qoftë një ditë paqeje në të gjithë botën”, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që Papa apelon për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë, duke theksuar vazhdimisht nevojën për dialog dhe për mbrojtjen e civilëve.
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan