Papa Françesku ka bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, në komentet e bëra pas lutjeve të tij të së dielës në ”Angelus” në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
“Për disa ditë, unë kam ndjekur me shqetësim rritjen e tensioneve të armatosura në rajonin e Kaukazit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”, tha ai.
Papa përsëriti lutjen për të ndaluar të gjitha luftimet në mbarë botën, një thirrje që ai e bëri së pari në shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.
Më shumë se 600 000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri.
Më shumë se një duzinë njerëzish janë raportuar të vrarë në luftimet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Të dy vendet ish-sovjetike kanë grindur në lidhje me rajonin e diskutueshëm të Karabahut.
Rajoni i Karabahut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit kryesisht myslimane, por kontrollohet nga separatistët e krishterë armenë.
Luftimet e fundit ishin në veri të rajonit.
Të dy vendet kanë luftuar më parë për Karabagun, në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990 ndërsa shpallën pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.
Rreth 30 000 njerëz u vranë në këtë luftë./atsh/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...