Papa Françesku u bë Papa i parë që iu drejtua një samiti të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7), duke paralajmëruar liderët botërorë se Inteligjenca Artificiale nuk duhet të lejohet kurrë të ketë epërsi mbi njerëzimin.
Papa tha Inteligjenca Artificiale përfaqëson një “transformim epokal” për njerëzimin, por theksoi nevojën për mbikëqyrje të ngushtë të teknologjisë gjithnjë në zhvillim, për të ruajtur jetën dhe dinjitetin njerëzor.
“Asnjë makineri nuk duhet të zgjedhë kurrë t’i marrë jetën qenies njerëzore,” tha ai derisa shtoi se njerëzit nuk duhet të lënë që algoritmat e superfuqishme të vendosin për fatin e tyre.
“Ne do ta dënonim njerëzimin për një të ardhme pa shpresë nëse do t’ua hiqnim njerëzve aftësinë për të marrë vendime për jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinerive”, paralajmëroi ai./euronews
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...