Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Nënës, një ditë e caktuar për të kujtuar dhe nderuar sakrificat që bën nëna për fëmijët, por edhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri.
Dita e ka zanafillën në Shtetet e Bashkuara, por tani festohet në disa vende të botës. Për ato nëna që fëmijët nuk u kujtuan t’i gëzonin me dhurata e falenderime, kishte sot një mesazh special Ati i Shenjtë, i cili gjatë meshës së të dielës u ndal dhe i përgëzoi nënat për punën që bëjnë për rritjen e mbrojtjen e fëmijës.
Mesazhi i Papës dallon dukshëm nga tiparet komercialiste që ka marrë kjo festë, kur shpenzohen miliona dollarë për lule, dhurata, vizita në sallone bukurie e masazhi, apo dreka e darka. Papa vlerësoi atë dhuratë të paçmueshme shpirtërore e morale që përfaqëson nëna./voa/
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...
Shqipëria në epërsi pas pjesës së parë me golin e Arbër Hoxh...