Papa Françesku e ka pranuar se ndonjëherë kur lutet edhe mund ta zë gjumi.
“Kur lutem, ndonjëherë edhe më merr gjumi”, tha ai në një episod për programin televiziv katolik TV2000 të publikuar në YouTube, transmeton portali arbresh.info
“Edhe Shën Terezës i ka ndodhur kjo gjë”, tha ai duke ju referefuar një murgeshe franceze të shek.19-të.
Kreu 80-vjeçar argjentinas i kishës katolike romake është plot energji dhe entuziazëm kur takon njerëz, por gjendja e tij rëndohet kur ai lutet, shpesh është parë që ka ulur kokën dhe ka mbyllur sytë për periudha të gjata.
Papa ka treguar se zakonisht ai shkon për të fjetur në orën 21:00 dhe zgjohet që në 04:00 të mëngjesit./arbresh.info/
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...