Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë, në zonën e qytetit të Durrësit.
Deri më tani ka dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Tërmeti la pas tij dëme të mëdha, shembje të ndërtesave dhe qindra të pastrehë dhe u ndje në zona të tjera të Shqipërisë dhe të bregdetit të Adriatikut.
Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente, raporton tch.
“Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura. Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...