Papa Francesku do të dale nga spitali Gemeli i Romës të dielën.
Pas 5 javësh i shtruar, gjendja shëndetësore e Atit të Shenjtë është përmirësuar megjithatë mjekët njoftuan se ai do të ketë nevojë për pushim për të paktën dy muaj pasi të lërë spitalin.
Ati i Shenjtë po shërohet nga Pneumonia e dyfishtë që ka prekur dy mushkëritë e tij ndërsa situata e tij shëndetësore ka qenë kritike here pas here përgjatë këtyre 5 javëve.
Papa Francesku është përballur me kriza të vazhdueshme në frymëmarrje që kanë kërkuar vendosjen e sasive shtesë të oksigjenit si dhe me një insuficencë të veshkave të tij.
Që prej 14 shkurtit kur u shtrua në Spital, Ati i Shenjtë është parë vetëm një here në një foto të publikuar nga Vatikani javën e shkuar.
Më herët Vatikiani kishte thënë se Ati i Shenjtë do të bënte një paraqitje të dielën nga dritarja e Spitalit të tij për të përshëndetur besimtarët, por pasditen e kësaj të shtune mjekët konfirmuan se Papa Francesku do të lërë spitalin./abcnews.al
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?