Papa Françesku ka bërë të ditur se Vatikani edhe zyrtarisht ka ndryshuar emrin e të famshmit “Arkivi Sekret” në mënyrë që ata të mos njollosen më me konotacione negative.
Seti i gjerë i arkivave që dokumentojnë papët e Vatikanit nëpër shekuj, tani do të njihet në botë si “Arkivi Apostolik i Vatikanit”, transmeton portali arbresh.info.
Papa tha se shpreson që ndryshimi i emrit, i bërë përmes një dekreti të njohur si Motu Proprio, do t’i ndalojë njerëzit të mendojnë për arkivat në një dritë negative ose sekrete.
Papa tha që termi “sekret” në fakt ishte mashtrues që nga fillimi, sepse buronte nga një keqinterpretim i emërtimit origjinal latin.
Latinishtja origjinale është “arkivum secretum”, dhe “secretum” mund të thotë e fshehur, private, e fshehtë, e largët ose e veçantë. Sidoqoftë, ka një kuptim shumë të vërtetë në emrin Latin që arkivi nuk është për të gjithë.
Papa Pali V krijoi arkivat qysh në fillim të Shekullit të 17-të. Raftet që mbajnë informacionin kanë një gjatësi të kombinuar prej 85 kilometrash; disa janë në një bunker nëntokësor./arbresh.info/
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...