Papa Françesku ka dhuruar 100 mijë euro për migrantët e bllokuar në kufirin polako-bjellorus, tha Selia e Shenjtë.
“Ati i Shenjtë ka vendosur të dërgojë një donacion prej 100,000 eurosh për të ndihmuar grupet e migrantëve të bllokuar në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë”, tha në një deklaratë Dikasteri për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, organi i refugjatëve të Selisë së Shenjtë, transmeton portal arbresh.info
Në deklaratë thuhet se qëllimi i këtij donacioni është të ndihmojë Caritas-in polak me qëllim që të zbusë krizën e emigrantëve në kufirin mes dy vendeve.
Mijëra emigrant, kryesisht nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Iraku, kanë kaluar ose po përpiqen të kalojnë kufirin lindor të BE-së në Letoni, Lituani dhe Poloni që nga kjo verë./arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...