Spitalet kryesore në Londër raportuan të martën një incident kritik pas një sulm kibernetik që çoi në anulimin e dhjetëra operacioneve dhe devijimin e pacientëve të urgjencës diku tjetër.
Sulmi dyshohet se pati në objektiv për spitalet në partneritet me “Synnovis”, një ofrues i shërbimeve të patologjisë.
Incidenti ka pasur një ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në transfuzionet e gjakut dhe rezultatet e analizave.
Një zëdhënës nga Synnovis tha se kompania kishte dërguar një task-force ekspertësh të IT për të vlerësuar dëmet e këtij sulmi kibernetik.
NHS kërkoi falje për shqetësimin dhe tha se po punonte me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të kuptuar mënyrën sesi hakerët u futën në sistem./A2CNN
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...