Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të reja nga vendi ku ishte fshehur lideri i organizatës terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, që u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në veriperëndim të Sirisë.
Në video shihen rrënojat e bunkerit, brenda të cilit fshihej para se ta hidhte veten në erë së bashku me dy fëmijët që i kishte marrë peng.
Aty gjithashtu shihen rrobat, dyshekët ku e kalonin natën dhe gjësende tjera.
Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar dje se Baghdadi kishte aktivizuar jelekun e mbushur me lëndë shpërthyese, duke hedhur veten në erë.
E si pasojë i shpërthimit të fuqishëm bunkeri brenda të cilit fshihej është shembur i tëri, kurse në operacionin ushtarak të forcave amerikane ishin angazhuar njësitë elitare Delta Force dhe Rangers, që me vete kishin marrë edhe dron për ta vëzhguar situatën nga ajri dhe qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët shpërthyese, transmeton Telegrafi.
Operacion i ngjashëm ushtarak ishte planifikuar deri në detajin më të vogël për kapjen e një terroristi tjetër siç ishte lideri i Al Qaedës, Osama bin laden, i cili është përgjegjës për mijëra viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA.
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...