Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën pasditen e sotme ku policia qëlloi për vdekje një person pasi ky i fundit terrorizoi zonën e Streatham Hight Road ku me anë të një thike të madhe plagosi të paktën tre persona.
Ndërkohë Top Channel ka siguruar edhe videon e terroristit të vrarë nga policia. Sipas të dhënave të fundit të plagosur kanë mbetur dy burra dhe një grua.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan i cili tha se incidenti po trajtohet si “i lidhur me terrorizmin” dhe se ai ishte në kontakt me komisarin e Policisë Metropolitane dhe personelin.
Khan u shpreh se nuk do të lejohet që terrori të mund të godasë jetën e qetë të qytetarëve të Londrës.
Edhe kryeministri britanik Boris Johnson reagoi në lidhje me këtë sulm. “Lutjet e mia janë me të dëmtuarit dhe të gjithë ata që preken nga tragjedia”, shkroi në rrjetet sociale Johson. Policia ka thënë është në gatishmëri për çdo situatë të pakëndshme.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë