Pamje apokaliptike nga Kina, qielli bëhet flakë i kuq, tmerrohen banorët

16:32 | 9 Maj 2022

Pamje apokaliptike vijnë nga Kina Lindore.

Banorët e Xusan janë mahnitur dhe njëkohësisht trembur nga qielli flakë i kuq, që po shihnin.

Spektakli i frikshëm tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në zonë mbrëmj n  e së shtunës. Papritmas qielli u bë i kuq.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale nuk humbën rastin për të kapur momentin me foto dhe video, të cilat u bënë virale në Kinë. Banorët e habitur po përpiqeshin të zbulonin dhe të kuptonin arsyen e fenomenit të rrallë, shkruan abcnews.al.

Disa folën për efektet e ndotjes së ajrit, ndërsa të tjerë folën për skena apokaliptike.

Autoritetet, megjithatë, konfirmuan se ngjyra e kuqe e qiellit nuk ishte shkaktuar nga ndonjë zjarr.

Përfundimisht, sipas medieve lokale, ngjyra e kuqërremtë në qiell u krijua nga dritat e një varke peshkimi që peshkonte në Paqësor.

Burimi i së kuqe u konfirmua nga pronarja e anijes China Aquatic Products Zhoushan Marine Fisheries Co.

Meteorologët lokalë spekuluan se qielli i kuq mund të ketë ardhur nga përthyerja e dritës së kuqe në retë që ishin shumë afër me tokën.

Pasditen e së shtunës, në qytet ka pasur vranësira me reshje shiu, gjë që e bën motin të favorshëm për një reflektim të pazakontë të dritës së kuqe, sipas ekspertëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara