Palestinezët janë kthyer në vendin e shenjtë në Jerusalem, xhaminë Al-Aksa, pasi Izraeli hoqi aparatët e diskutueshme të sigurisë.
Myslimanët janë lejuar të hyjnë në xhami pas ndryshimeve bojkotuese që ishin vendosur nga Izraeli, transmeton portali arbresh.info
Pjesët e fundit të aparateve të sigurisë u hoqën të enjtën.
Menjëherë pas vendosjes së masave të sigurisë në xhaminë Al-Aksa, palestinezët kanë kundërshtuar vendimin e Izraelit duke protestuar, ku edhe mbetën të vrarë shtatë persona.
Gjatë kohës së faljes së namazit në Hramovnoj, ka shpërthyer një konflikt mes palestinezëve dhe policisë izraelite, ku sipas Gjysmëhënës së Kryqit të Kuq Palestinez, janë plagosur 46 persona brenda faltores.
Palestinezët kishin kundërshtuar ashpër vendosjen e sigurisë së re, duke e parë atë si një përpjekje nga ana e Izraelit për të ushtruar kontroll mbi kompleksin e Qytetit të Vjetër, i njohur për myslimanët si Haram al-Sharif dhe për hebrenjtë si Mali i Tempullit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...