Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad Al-Maliki deklaroi se është përgjegjësi e botës arabe dhe islame të kundërshtojnë qëndrimin agresiv të Izraelit ndaj vendeve të shenjta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme palestineze, pas zhvillimeve në Xhaminë Al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, thuhet se nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ministri palestinez Al-Maliki i ka dërguar mesazh sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), Husein Ibrahim Taha.
Al-Maliki i ka bërë thirrje Ligës Arabe dhe OBI-t që bashkë me të gjitha palët të kalojnë në veprim për të mbështetur Kudsin dhe vendet e shenjta që i përkasin feve të krishtere dhe asaj islame në Kuds. Ministri Al-Maliki theksoi se është përgjegjësi e botës arabe dhe islame të kundërshtojnë qëndrimin agresiv të Izraelit ndaj Kudsit dhe vendeve të shenjta.
Lidhur me lëvizjen e botës arabe dhe asaj islame për të formuar presionin më të rëndë mbi Izraelin për sigurimin e tërheqjes së forcave pushtuese nga Kudsi dhe për sigurimin e mbrojtjes ndërkombëtare për popullin palestinez, Al-Maliki tha se presioni është i nevojshëm të thellohet në nivel politik, diplomatik dhe ligjit ndërkombëtar.
Ai bëri të ditur se skenat e përgjakshme të përjetuara mëngjesin e sotëm në Xhaminë Al-Aksa janë përsëritur për të lehtësuar bastisjet e hebrenjve fanatikë si dhe për të konsoliduar ndarjen e saj në aspektin kohor dhe vendor.
– Bastisje në Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut
Pas ditës së premte forcat izraelite sërish mëngjesin e sotëm pas namazit të sabahut kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa duke nxjerrë palestinezët jashtë me detyrim dhe pas kësaj mbylli dyert e Xhamisë Al-Aksa për palestinezët.
Gjatë bastisjes në Xhaminë Al-Aksa policia izraelite goditi disa palestinezë dhe më pas grupet e kolonëve hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa.
Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit tha se në Al-Aksa kanë hyrë 545 kolonë hebrenj.
Me rastin e Festës Pesach e cila filloi të premten më 15 prill dhe e cila vazhdon për një javë, hebrenjtë fanatikë i shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite.
Ndërsa palestinezët që përpiqen të reagojnë me tekbire kundër bastisjeve në Xhaminë Al-Aksa përballen me ndërhyrjen e forcave izraelite.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...