Pakistani ka shkelur armëpushimin me Indinë, pasi një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, me ushtrinë indiane që iu ka përgjigj “fuqishëm dhe me efikasitet”.
Shkallëzimi i fundit në dhunë u bë përgjatë vijës së kontrollit në sektorin Khari Karmara të rrethit Poonch në Jammu & Kashmir, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari nga Kashmiri Aditya Raj Kaul ka postuar në Twitter: “Një Porter i Ushtrisë është vrarë dhe tre të plagosur ndërsa Ushtria Pakistaneze shkel armëpushimin përgjatë vijës së kontrollit në sektorin Khari Karmara të rrethit Poonch në Jammu & Kashmir. Ushtria Indiane përgjigjet fuqishëm dhe në mënyrë efektive”.
Kjo është përshkallëzimi më i fundit në tensionet midis dy vendeve aziatike armike dhe hera e dytë që Pakistani ka shkelur një armëpushim në dy javët e fundit.
Ushtria Indiane u përgjigj menjëherë në 27 Dhjetor pasi Pakistani ndërpreu armëpushimin në sektorin Shahpur të rrethit Poonch dhe Naushera në rrethin Rajouri përgjatë Linjës së Kontrollit (LoC).
Ushtria e Pakistanit gjuajti në postet indiane përgjatë LoC, duke shkaktuar një hakmarrje të fortë nga ushtria indiane./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim