Pakistani do ta dërgojë një “kontigjent të trupave” në Arabinë Saudite, ka njoftuar ushtria të enjten mbrëma.
Përmes një komunikate, ushtria ka thënë se trupat do të dërgohen në një “mision këshillues dhe trajnues” si pjesë e “bashkëpunimit biletaral për sigurinë”.
Ushtria ka thënë se trupat nuk do të vendosen jashtë territorit të Arabisë Saudite.
Lajmi është dhënë pas një takimi më 15 shkurt në mes të Gjeneralit Qamar Bajwa dhe ambasadorit saudit Nawaf Said al-Maliki në Rawalpindi, qyteti ku është e vendosur baza ushtarake e Pakistanit.
Arabia Saudite ka kërkuar vendosjen e trupave të Pakistanit qysh nga fillimi i konfliktiti në Jemen në vitin 2015, përkundër një rezolute të parlamentit pakistanez të miratuar po atë vit, që e deklaron “neutralitetin” e Islamabadit në këtë konflikt.
Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka intervenuar në luftën civile në Jemen në vitin 2015, për të përkrahur forcat qeveritare që luftonin kundër rebelëve Huthi./REL
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...