Autoritetet pakistaneze kanë bllokuar qasjen në enciklopedinë online, Wikipedia, me arsyetimin se nuk e ka hequr përmbajtjen që e konsideron blasfemike.
Pamjet që përshkruajnë Profetin Muhamed konsiderohen blasfemi për shumë myslimanë.
Autoriteti pakistanez i Telekomunikimeve, i ka dhënë Wikipedias një paralajmërim 48-orësh për heqjen e përmbajtjes që ka kërkuar dhe më pas e ka bllokuar faqen.
“Platformës i është dhënë mundësi për reagim, mirëpo ajo nuk ka vepruar dhe nuk e ka hequr përmbajtje blasfemike dhe as nuk është paraqitur para autoritetit”, ka thënë një zëdhënës pakistanez.
Ky vendim ka nxitur zemërim te shum përdorues të rrjeteve sociale.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...