Lindja e Pakistanit po përballet me një katastrofë natyrore të përmasave të mëdha. Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë marrë jetën e më shumë se 170 personave, mes tyre edhe dhjetëra fëmijë, duke tronditur opinionin publik dhe autoritetet vendase
Vetëm në 24 orët e fundit, numri i viktimave është rritur me të paktën 54 të vdekur, sipas raportimeve zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive.
Ndër zonat më të goditura është provinca Punjab, më e populluara në vend, ku shirat kanë shkaktuar përmbytje masive. Si pasojë, në disa rrethe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Në qytetin e Rawalpindit, ushtria është vendosur për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe në operacionet e shpëtimit. Autoritetet kanë ngritur gjithashtu shtatë kampe emergjente në mbarë vendin për të strehuar të prekurit nga përmbytjet.
Këto qendra ofrojnë ndihmë bazë, përfshirë ushqim, ujë të pijshëm, ilaçe dhe strehim të përkohshëm për familjet që janë evakuuar nga zonat e rrezikuara./abcnews.al
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...