Kompania me bazë në Britani, Cambridge Analytica është mbyllur pas raportimeve për një paketë të dyshimtë, transmeton portali arbresh.info.
Policia britanike ka raportuar që paketa e dyshimtë është gjetur në afërsi të zyrave në Londrën qendrore, gjë që ka bërë të mbyllen zyrat në afërsi dhe të evakuohen njerëzit.
Kompania konsulente në Mbretërinë e Bashkuar, Cambridge Analytica, është përfshirë kohët e fundit në një skandal pasi pretendohet se kishte qasje të paautorizuar në miliona profile në Facebook në mënyrë që të krijonin profilet e votuesve amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA./Arbresh.info/
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...