Shtetet e Bashkimit Europian dhe deputetët kanë rënë dakord që të vendosin rregulla strikte për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në platformat e këmbimit për bitcoin dhe monedha të tjera virtuale.
Marrëveshja është pjesë e një grupi më të gjërë masash për të trajtuar krimet financiare dhe evazionin fiskal, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Deputetët e BE-së gjithashtu kanë mbështetur kontrollomin e rreptë mbi kartat e parapaguara dhe ngritën kërkesat e transparencës për pronarët e trusteve dhe kompanive.
“Marrëveshja e sotme do të sjellë më shumë transparencë për të përmisuar parandalimin e pastrimit të parave dhe për të ndaluar financimin e terroristëve”, tha komisionerja e drejtësisë së Europës, Vera Jurova.
Vendimi i BE vjen pasi çmimet e bitcoin janë rritur më shumë se 1,700 për qind që nga fillimi i vitit, duke shkaktuar shqetësime se tregu është një flluskë që mund të shpërthejë në mënyrë spektakolare./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron