Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet franceze.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, sipas të cilit ky bilanc është provizor, pasi ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar.
Incidenti ndodhi në akullnajën Armancette pranë malit të Bardhë në Francën juglindore rreth mesditës së ditës së djeshme.
Mendohet se viktimat rezultojnë të jenë mes një grupi alpinistësh, ndërsa sipas zyrtarëve nga prefektura Haute-Savoie, numri i të plagosurve është nëntë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe të dashurit e tyre.
Para incidentit, vendpushimi pranë i skive Contamines-Montjoie publikoi një video në mediat sociale që tregonte një mur të madh dëbore që zbriste nga Dômes de Miage, pjesë e së cilës është edhe akullnaja.
Resorti u bëri thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm nëse po dilnin jashtë pistave të përgatitura të skive.
Zyrtarët paralajmëruan se mund të bjerë edhe një ortek tjetër./A2
Numërimi i votave drejt fundit, kryhen mbi 90% e kutive të v...
LVV e para në 21 komuna
Efekti i Fatmir Limajt, PDK del e para në Malishevë
Numërohen mbi 90 për qind të votave, LDK kryeson në vetëm n...
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK