Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një intervistë për televizionin hungarez M1 ka folur për luftën në Ukrainë dhe ka deklaruar se Hungaria do të qëndrojë jashtë kësaj lufte.
Orban theksoi se Europa, por edhe Hungaria ka nevojë për paqe strategjike dhe se shteti duhet të ketë kujdes nga vendimet e papritura, transmeton portal arbresh.info
“Prandaj, nuk duhet t’i bëjmë thirrje Hungarisë që të dërgojë armë në Ukrainë, sepse duhet të mendojmë se atje jetojnë edhe hungarezët”, tha Orban.
Orban foli edhe për refugjatët që lëvizin nga Ukraina në Poloni dhe Hungari.
“Është e nevojshme të bëhet dallimi midis masave që vijnë nga vendet e largëta muslimane me shpresën e një jete më të mirë dhe atyre që ikin nga lufta në Ukrainë. Ku duhet të shkojnë ukrainasit e varfër? Ne jemi fqinjët e tyre. Kushdo që ikën nga lufta ka nevojë për ndihmë”, tha ai.
I pyetur nëse Hungaria kishte bllokuar miratimin e disa sanksioneve kundër Rusisë, Orban përsëriti se ishte një gënjeshtër.
“Për mendimin tim, ne nuk duhet të vendosim sanksione ndaj sektorit të energjisë, sepse atëherë të gjithë do ta paguajmë çmimin e kësaj lufte. Prandaj, në javët në vijim duhet të bëjmë gjithçka për paqen”, përfundoi Orban./arbresh.info/
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë