Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka lëshuar një dekret që ndalon hyrjen e të huajve në vend, me disa përjashtime.
Ndalimi, i cili do të hyjë në fuqi nesër, u njoftua të Premten e kaluar, njoftoi agjensia MTI, transmeton portal arbresh.info
Përjashtime zbatohen për zyrtarët qeveritarë që organizojnë ngjarje zyrtare, marrës të shërbimeve mjekësore, studentë të huaj me një vërtetim që studiojnë rregullisht, shoferë kamionësh në rrugën e tyre për në shtëpi, mysafirë në tubime familjare si dasma dhe pjesëmarrës në ngjarje sportive, kulturore apo fetare.
Të gjithë ata që lejohen të hyjnë në Hungari duhet të shkojnë në një karantinë dy-javore dhe të testohen dy herë negativisht për virusin korona.
Një karantinë dy-javore është gjithashtu e detyrueshme për hungarezët që kthehen në vend nga jashtë./reuters/arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...