Koordinatori i opozitës siriane, Riad Hijab, ka deklaruar se humbja në Aleppo nuk do ta dobësojë vendosmërinë e kundërshtarëve të Bashar al-Assad për të hequr atë nga pushteti.
“Nëse Assad dhe aleatët e tij mendojnë se përparimi ushtarak në qarqë të caktuara të Aleppos do të dobësojë opozitën, unë ju them se e kanë gabim. Ne nuk do të bëjmë ndonjë lëshim,” tha Hijab para gazetarëve pas takimit me presidentin francez Francois Hollande, transmeton arbresh.info.
Ushtria e regjimit sirian dhe aletatët e saj sot kanë deklaruar se e kanë marrë nën kontroll mbi 99% të qytetit Aleppo.
Hijab, një kohë kryeministër nën regjimin e Assadit, akuzoi Rusinë për standarde të dyfishta, duke thënë se opozitës i janë kërkuar gjithmonë parakushte për bisedimet e paqes.
“Sirianët po vdesin urie. Ne duam një tranzicion të vërtetë politik, që do të mundësonte Sirinë të kalonte nga një diktaturë në një shtet demokratik,” tha ai./Arbresh.info
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...