Politikanët e opozitës afgane kanë reaguar me zemërim ndaj deklaratës së Sekretarit të shtetit Amerikan, John Kerry, se marrëveshja e vitit 2014 për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar me presidentin Ashraf Ghani do të lejojë që ajo të shërbejë për një mandat të plotë pesëvjeçar.
Komentet e Kerryt pasuan pas shqetësimit të SHBA-ve për rritjen e tensionit politik në Kabul, ku grupet opozitare po kërkojnë një Loya Xhirga (është një lloj i veçantë i Xhirga që organizohet kryesisht për zgjedhjen e një kreu të ri të shtetit në rast të vdekjes së papritur, duke miratuar një kushtetutë të re) kushtetuese, ose asamble të veçantë, për të vendosur të ardhmen e qeverisë.
Fazal Hadi Muslimyar, kryetari i Senatit, e ka quajtur deklaratën e Kerryt si “ndërhyrje në punët tona të brendshme”, dhe tha se Ghani dhe kryeshefi ekzekutiv Abdullah Abdullah duhet të thërrasin një Loya Xhirga deri në shtator.
Lëndohen katër persona në Bogë të Rugovës, motorri i borës u...
Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin