Autoritetet e Turqisë kanë arrestuar 234 persona në një operacion të koordinuar me katër shtete evropiane kundër organizatave të trafikut të drogës.
Ekipet policore të Belgjikës, Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe Turqisë ekzekutuan operacione të koordinuara, duke arrestuar persona që dyshoheshin për përfshirje në skema të prodhimit dhe trafikimit të kokainës, heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestruan qindra prona, vetura, aksione të kompanive dhe llogari bankare në vlerë prej 341 milionë dollarësh. Policia turke kishte bashkëpunuar për tetë muaj me agjencinë e Bashkimit Evropian, Europol, për të zbuluar lokacionet, deshifruar sekretet, kontaktet si dhe metodat e organizatës, ka shtuar Yerlikaya./abcnews.al
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...