Shumica e refugjatëve nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë, shpresojnë të largohen nga vendet e tyre pritëse dhe të rikthehen në shtëpi, sipas një studimi të ri të OKB-së, shkruan The Guardian.
Studimi, i kryer midis mesit të majit dhe mesit të qershorit, anketoi rreth 4,900 njerëz nga Ukraina që tani jetojnë në Republikën Çeke, Hungari, Moldavi, Poloni, Rumani dhe Sllovaki. Më shumë se 5.6 milion refugjatë janë regjistruar tani në të gjithë Europën, me 8.8 milion njerëz që janë larguar nga Ukraina dhe gati 3.3 milion që janë rikthyer që nga fillimi i luftës.
Rreth 40% e tyre planifikojnë të rikthehen muajin e ardhshëm, sipas UNHCR. Ata mezi presin të ribashkohen me miqtë dhe familjen dhe janë të shqetësuar për personat që kanë lënë pas.
Shumica duan të presin derisa situata të jetë qetësuar./arbresh.info/
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...