Sipas Organizatës të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 300,000 qytetarë sirianë kanë vdekur në dhjetë vitet e fundit për shkak të luftës që ende po shkatërron vendin. Konflikti, i cili filloi në vitin 2011, nuk është afër fundit.
Në një intervistë me Euronews, kryetari i Komisionit të Sirisë të OKB-së, Paulo Pinheiro tha se këto shifra të cilat nuk përfshijnë ushtarët pasqyrojnë peshën e situatës.
“Diçka që raporti zbulon shumë qartë është mungesa e mbrojtjes së civilëve. Asnjë fraksion, asnjë palë në konfliktin në Siri nuk kujdeset për mbrojtjen e jetëve të civilëve. Ky është realiteti,” tha Pinheiro.
Ai shprehu gjithashtu keqardhje për ato që tha se janë dëshpëruese standardet e dyfishta të pritjes së refugjatëve, kur krahason trajtimin e sirianëve dhe ukrainasve.
“Ka një çiltërsi dhe bujari ndaj Ukrainës që unë nuk e kritikoj fare. Ata e merituan. Por do të doja shumë që e njejta gjë të zbatohej edhe për refugjatët sirianë,” tha Pinheiro./arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...