Agjencia e OKB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRËA) ka lëshuar raportin e fundit të situatës për Gazën dhe Bregun Perëndimor, në të cilin ka thënë se “nuk ka mjaftueshëm vende për të vdekurit në Gaza”, ndërsa mbi 1 milion persona janë zhvendosur.
Për të pestën ditë radhazi, Gaza nuk ka energji elektrike, duke i shtyrë shërbimet jetike, duke përfshirë shëndetësinë, ujin dhe kanalizimet në prag të kolapsit dhe duke përkeqësuar pasigurinë ushqimore. Njerëzit në të gjithë Gazën kanë qasje të kufizuar në ujë të pijshëm.
Mbi një milion njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës janë zhvendosur.
600,000 persona të zhvendosur brenda vendit (PZHBV) janë në zonën Khan Yunis dhe Rafah. Prej tyre, gati 400,000 janë në objektet e UNRËA-s, shumë më tepër se kapaciteti ynë për të ndihmuar në çfarëdo mënyre kuptimplote, duke përfshirë hapësirën në strehimoret tona, ushqimin, ujin ose mbështetjen psikologjike.
Sipas informacioneve, 14 anëtarë të stafit të UNRËA-s janë vrarë, por “numri ka të ngjarë më i lartë”./abcnews.al
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore