Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se do t’i ofrojnë OKB-së të gjitha provat që tregojnë lidhjet e agjencisë UNRWA me sulmin e Hamasit më 7 Tetor.
Këtë koment ai e bëri teksa përshëndeti vendimin e Kombeve të Bashkuara për krijimin e një komisioni hetimor për të hetuar pretendimet e Izraelit.
“Ne do të ofrojmë të gjitha provat që nxjerrin në pah lidhjet e UNRWA me terrorizmin dhe efektet e tij të dëmshme në stabilitetin rajonal. Është e domosdoshme që ky komision të nxjerrë në dritë të vërtetën, duke e bërë të nevojshme dorëheqjen e presidentit të UNRWA-s, Lazzarini”, u shpreh ministri izraelit.
Më herët, shefi i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi krijimin e komisionit që do të ketë në krye ish ministren e Jashtme të Francës, Catherine Colonnade. Komisioni do të bashkëpunojë me tre qendra kërkimore (Instituti Raoul Wallenberg në Suedi, Instituti Chr. Michelsen në Norvegji dhe Instituti Danez për të Drejtat e Njeriut (DIHR)”./abcnews.al
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...