Kombet e Bashkuara njoftuan të martën se në Siri janë regjistruar raste me COVID-19, se rreth 8.000.000 civilë në shkallë vendi përballen me pasiguri ushqimore dhe se ndihmat humanitare për gati 1.000.000 të shpërngulur në Idlib shkojnë nga Turqia, transmeton arbresh.info.
Elisabeth Byrs, zëdhënëse kryesore e Programit Botëror të Ushqimit (PBU/WFP), një prej agjencive më të rëndësishme të OKB-së, mbajti një videokonferencë shtypi në zyrën e organizatës në Gjenevë.
“Afro 940.000 njerëz në veriperëndim të Sirisë janë shpërngulur për shkak të konflikteve që nga dhjetori i vitit 2019. Tani ata jetojnë në kampe të mbipopulluara, ku COVID-19 mund të shkaktojë pasoja shkatërruese”, paralajmëroi Byrs duke tërhequr vëmendjen sidomos mbi dramën humanitare në Idlib.
Sipas zyrtares së PBU-së, pandemia e koronavirusit të ri ka mbërritur edhe në Siri, por ende nuk kanë parë ndonjë masë për ta vënë atë nën kontroll.
Edhe pse Qendra Kërkimore e Koronavirusit në Universitetin “John Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe uebfaqja “Worldometer”, dy prej referencave kryesore për statistikat e pandemisë globale, bëjnë me dije 47 raste të konfirmuara në Siri, Elisabeth Byrs nuk përmendi asnjë shifër për këtë vend.
Nga ana tjetër, zëdhënësja tha se rreth 8 milionë civilë në Siri përballen me pasiguri ushqimore dhe se PBU-ja po bën ç’është e mundur për të mbërritur tek personat në nevojë.
Ajo vuri në pah se PBU-ja dhe partnerët e saj kanë siguruar ndihma ushqimore jetike për 1.700.000 njerëz në veriperëndim të Sirisë gjatë muajit mars.
“Vazhdimi i ndihmave ushqimore të PBU-së nga Turqia nëpërmjet operacioneve ndërkufitare të saj ka rëndësi jetike. Sepse është shumë e rëndësishme t’i mbash njerëzit të fortë dhe të ndërtosh sistemin e tyre imunitar (kundër virusit)”, vlerësoi Byrs.
OKB-ja dërgoi në Idlit të Sirisë edhe të hënën 45 mauna me ndihma humanitare. Maunat e ngarkuara me ndihmat e Kombeve të Bashkuara kaluan nga Pika Kufitare Cilvegozu në qytezën Reyhanli të rrethit Hatay, në kufirin e Turqisë me Sirinë./arbresh.info/
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...