Marrëveshja e parë deri tash, me të cilën ndalohet armatimi atomik, është miratuar mbrëmë nga 122 shtete, megjithë bojkotin e të gjitha fuqive bërthamore.
Votimi është shpallur nga presidentja e konferencës së Kombeve të Bashkuara, Elayne Whyte Gomez, që ka zhvilluar negociata për këtë marrëveshje. Shpallja e votimit është ndjekur me duartrokitje.
“Ne ia dolëm t’i mbjellim farat e para të botës së lirë ga armatimi atomik”, tha zonja Gomez, dhe ka shtuar se “bota ka pritur 70 vjet për këtë normë juridike”, prej se bombat atomike ishin hedhur në Hiroshimë dhe Nagasaki.
Por, asnjëra prej nëntë vendeve me armatim atomik, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Kina, Franca, India, Pakistani, Koreja Veriore dhe Izraeli, nuk e kanë mbështetur këtë marrëveshje.
Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë de Francës në Kombet e Bashkuara, thanë se marrëveshje “qartazi nuk i merr parasysh realitetet në ambientin ndërkombëtar të sigurisë”.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë