Të paktën gjashtë mijë persona janë vrarë brenda tre ditësh gjatë një ofensive të forcave paraushtarake sudaneze në qytetin el-Fasher, në rajonin e Darfurit, njoftoi Organizara e Kombeve të Bashkuara në një raport të publikuar të premten, raportoi “AP News”.
Sipas raportit 29-faqësh të Zyrës për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, ofensiva e ndërmarrë nga forca paraushtarake në Sudan, (RSF) për të marrë kontrollin e qytetit u shoqërua me mizori që përbëjnë krime lufte dhe, potencialisht, krime kundër njerëzimit.
“Shkeljet e kryera nga RSF-ja dhe milicitë arabe aleate në ofensivën mbi el-Fasher tregojnë se pandëshkueshmëria e vazhdueshme ushqen cikle të reja dhune”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Tyrk.
RSF dhe milicitë arabe aleate, të njohura si Janjaweed, pushtuan el-Fasherin më 26 tetor, bastionin e fundit të ushtrisë sudaneze në Darfur, pas më shumë se 18 muajsh rrethim. Sipas raportit, vetëm midis 25 dhe 27 tetorit, janë dokumentuar të paktën 4,400 viktima brenda qytetit, ndërsa mbi 1,600 të tjerë u vranë teksa përpiqeshin të largoheshin nga dhuna.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...