Vlerësimi vjen pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës, por Shany tha se koha e publikimit të tij nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
Sondazhet tregojnë se kryeministri nacionalist, Viktor Orban, do të fitojë mandatin e tretë.
“Hungaria është ende vend ku ka gjuhë të urrejtjes si në jetën private, ashtu edhe atë publike”, tha Shany.
Raporti i Komitetit thotë se gjuha e urrejtjes në politikë dhe media shënjestron grupet pakicë, përfshirë myslimanët, migrantët dhe refugjatët.
Raporti po ashtu kritikon një politikë të miratuar vitin e kaluar, e cila lejon që azilkërkuesit të largohen nga zonat e tranzitit, derisa presin që rasti i tyre të dëgjohet.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës