Miliona njerëz do tu ndërpriten ndihmat, kjo pasi OKB-ja është në krizë sa u takon fondeve.
Gjatë një konference, zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau është shprehur se u duhet të ndërpresin ndihmat, për vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore. Të ardhurat për këto vende, duhet të jenë rreth 20 miliardë dollar, por vitet e fundit kanë arritur të sigurojnë 10-14 miliardë dollarë.
“Ne ende e kemi atë synim, mirëpo këtë vit kemi siguruar vetëm rreth 5 miliardë dollarë”, ka thënë mes tjerash Skau.
Shumica e vendeve në botë, po kalojnë një krizë ekonomike, sidomos pas pandemisë dhe luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe implikimeve të tjera globale. Situate nuk paraqitet aspak e mirë, pasi kriza mund të thellohet edhe më shumë ne 2024.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit, rreth 345 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihma.
Skau u ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta kenë prioritet ndarjen e fondeve dhe të investojnë në zgjidhje afatgjata për konfliktet, varfërinë dhe shkaqe të tjera që po sjellin kriza./euronews.al
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot