Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, paralajmëroi kundër pasigurive të krijuara nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), duke theksuar se “grupet terroriste dhe radikale mund ta shfrytëzojnë pandeminë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë online për media, Guterres riafirmoi thirrjet e tij për armëpushim global për shkak të pandemisë.
Ai theksoi se zotimet për armëpushim në zonat e luftës si Siria, Jemeni, Libia, Mianmari, Ukraina, Sudani dhe Kameruni, nuk janë shndërruar në praktikë, dhe shtoi se lufta e vetme në botë duhet të zhvillohet kundër armikut të përbashkët, COVID-19.
“Grupet terroriste dhe radikale mund ta shfrytëzojnë pandeminë”, deklaroi shefi i OKB-së.
Guterres paralajmëroi se koronavirusi, krahas paqes dhe sigurisë, virusi “kërcënon edhe sigurinë ushqimore”.
“Të gjithë zinxhirët e furnizimit, përfshirë ushqimin, ilaçet dhe pajisjet e tjera mjekësore, duhet të vazhdojnë, veçanërisht për zonat më të varfra dhe të prekshme”, tha ai.
“Më e keqja akoma nuk ka ardhur dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur për unitetin dhe paqen, për të cilat bota jonë ka më së shumti nevojë”, shtoi Guterres.
Dy klinika në QKUK lirojnë nga tarifa tre euro pacientët
Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes
Kërkohej me urdhëresë gjykate, arrestohet 37-vjeçari në Feri...
Rreth 1 milion eurot e kapura në kufi, kërkohet paraburgim p...
Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit
Murat Jashari: Nuk kam ambicie për President