Numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në botë është rritur ditët e fundit, me mbi 38 milionë e 724 mijë raste të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 1 milionë e 94 mijë. ShBA vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë, pasuar nga India dhe Brazili.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se shumë vende po raportojnë rritje të shtrimeve në spital nga koronavirusi. Ndërkohë, OBSH thotë se pandemia nuk ishte e barabartë kur analizohet mënyra e reagimit dhe ndikimit në vende të ndryshme.
“Pothuajse 70 për qind e rasteve të raportuara në botë javën që shkoi ishin nga 10 vende dhe gati gjysma e tyre ishin vetëm nga tri vende”, thotë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë./tch/
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...