Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik” nga një laborator i uzurpuar gjatë luftimeve në Sudan.
Zyrtarët thanë se është e paqartë se kush qëndron pas uzurpimit të Laboratorit Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Kartum.
Qyteti, tash e dhjetë ditë, është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
OBSH-ja i tha BBC-së se punëtorët nuk mund të hyjnë më në laborator dhe paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë elektrike janë duke e bërë të pamundur menaxhimin e duhur të materialit atje.
Zyrtarët thanë se një gamë e gjerë materialesh biologjike dhe kimike ruhen në laborator.
Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.
Mungesa e rrymës raportohet se është duke vënë në rrezik edhe rezervat e qeseve të gjakut, që ruhen në laborator.
Laboratori gjendet afër qendrës së Kartumit dhe jo shumë larg aeroportit kryesor të qytetit.
Ministria Federale e Shëndetësisë në Sudan ka raportuar se 36% e objekteve shëndetësore në Kartum janë jofunksionale, për shkak të luftimeve./rel
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën