Më shumë se 461 mijë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në botë në 24 orët e fundit, dhe më shumë se 8 mijë e 300 persona kanë vdekur, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Sipas OBSH-së, 461 mijë e 606 infeksione të reja dhe 8 mijë e 363 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Numri më i lartë i infeksioneve të reja, 44 për qind u regjistrua në Evropë, pasuar nga Amerika Veriore dhe Jugore dhe Azia Juglindore.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të pacientëve dhe vdekjeve që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes infektuese në dhjetor 2019 në Kinë.
Parashikimi i motit për të premten
“Askush nuk e tradhtoi Alonson”, ylli i Real Madridit mohon ...
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...