Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi një ofensivë tokësore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj ofensive, forcat ruse kanë bërë përparimin më të madh në Ukrainë në të paktën 18 muaj.
“Gjatë dy javëve të fundit, luftimet në rajonin e Harkivit në Ukrainë janë përshkallëzuar rëndë”, tha në një konferencë për media përmes video-lidhjes përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.
“Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur brenda ditësh dhe pothuajse 189.000 ende gjenden brenda perimetrit prej 25 kilometrash në kufi me Federatën Ruse, duke u përballur me rreziqe të mëdha për shkak të luftimeve që po vazhdojnë”, shtoi ai.
Habicht tha se agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetësi i ka siguruar këto shifra pas bisedave që ka zhvilluar me autoritetet lokale.
“Me përkeqësimin e situatës së sigurisë, po rriten nevojat humanitare në rajon”, theksoi ai.
Konflikti në Harkiv “ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve të plagosur”, shtoi ai.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Sipas OBSH-së, që nga nisja e luftës janë kryer më shumë se 20.000 amputime. Habicht tha se mesatarisht në vit, 200 autoambulanca janë dëmtuar apo shkatërruar nga granatimet “duke u mohuar ukrainasve kujdesin urgjent shëndetësor”./rel
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...