Në vitin 2024, rastet e fruthit në Evropë dhe Azinë Qendrore u dyfishuan krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 127,350 infeksione, që është numri më i lartë që nga viti 1997. Kjo rritje e madhe është një “thirrje për zgjim”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe UNICEF. Kjo përbën rreth një të tretën e rasteve të fruthit të raportuara në nivel global, që ishin 359,521 vitin e kaluar.
Mbi 40% e rasteve në Evropë ishin fëmijë nën pesë vjeç dhe një problem i madh është se në vitin 2023, rreth 500,000 fëmijë në rajon nuk morën dozën e parë të vaksinës, që duhet të jepet përmes shërbimeve të vaksinimit të rregullt.
Dy doza të vaksinës kundër fruthit janë 97% efektive në parandalimin e sëmundjes, e cila mund të shkaktojë simptoma të tilla si ethe, kollë dhe skuqje të lëkurës, dhe në raste më serioze mund të çojë në komplikime të rënda si pneumoni, encefalit, dehidratim dhe verbëri. Fruthi është një nga viruset e transmetueshëm nga njerëzit, dhe kjo rritje e rasteve ka nxitur thirrje urgjente për veprime për të rritur nivelet e vaksinimit dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes./abcnews
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...